Knut Fleckenstein ka mbërritur në Tiranë këtë të martë, por në axhenden e tij nuk është parashikuar të negocioje për kërkesat që e kanë çuar opozitën në një proteste pa afat poshtë zyrës së kryeministrin.

Pas një takimi që ka zhvilluar me ambasadoren e BE në Tiranë raportuesi për Shqipërinë në parlamentin europian, tha se puna dhe negociatat politike zhvillohen vetëm brenda parlamentit.

Si me duket protesta  e

opozitës?

Mjaftueshëm e këndshme. Nuk jam këtu për të negociuar kërkesat e opozitës. Do ta takoj z Basha.. Dëshiroj që gjithë puna dhe negociatat me partive politike duhet të bëhen në Parlament

.

Fleckeinstein takoi dhe kryeministrin Rama në zyrën e tij për afro 1 orë por nuk pranoi që të komentoje se ku u përqendrua diskutimi i tyre. Më pas në këmbë  u drejtua zyrës së kryeparlamentarit Meta, ku ka qëndruar me tepër se 90 minuta. 

Gjatë pasdites ai u prit edhe nga kreu i opozitës, i cili tha se është qeveria që e ka nxjerrë opozitën nga Kuvendi.

Basha:

Ishte mazhoranca Rama-Meta që përjashtoi opozitën, në shkelje të premtimit të bërë nga hartimi i 7 ligjeve. Por sot, prioriteti jetik i shqiptarëve janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe rruga e vetme për të garantuar këtë si dhe për të garantuar kthimin e opozitës në Parlament, është një pakt kombëtar për një qeveri të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

.

Në Twitter përpara se të niste këtë vizitë, ai shkruante se ishte i lumtur që po rikthehej në Tiranë, ku do të kishte një axhende të vështirë dhe bisedime serioze.

/ TV KLAN