Një burrë, i cili solli në jetë vajzën e tij ka folur për herë të parë për këtë eksperiencë.

Transgjinori Chris Rehs –Dupin vendosi të mbetej shtatzënë dhe të niste një familje me bashkëshorten Amy, pasi ajo nuk po mundte të ngelte shtatzënë.

Ata u njohën dhe ranë në dashuri në të 20 –at e tyre dhe që nga ai moment e dinin se dëshironin të krijonin një familja sëbashku.

Chris, i lindur femër me emrin Christina, e kishte nisur transformimin për t’u kthyer në mashkull, për këtë arsye ata vendosën që Amy do të ishte nëna biologjike.

Por pasi të gjitha përpjekjet dështuan Chris vendosi që ta mbante ai fëmijën.

Ai lindi në mënyrë natyrale më 20 Dhjetor të 2014 –ës dhe sot çifti ka një vajzë 2 – vjeçare.

E pasi solli në jetë fëmijën, Chris rinisi trajtimin mjekësor dhe në Janar të 2016 – ës nisi marrjen e testosteroneve, çdo 10 ditë, duke kompletuar edhe transformimin e tij në mashkull.

Gjatë kësaj kohe, më në fund Amy ngeli shtatzënë dhe sot ata janë prindër të dy vogëlushëve./tvklan.al