frroku gjyqiGjykata e Krimeve të Rënda ka marrë sot dëshminë me video-konferencë të Fatmir Vladit, dëshmitarit kyç të prokurorisë në gjyqin ndaj Arben Frrokut, i cili akuzohet për vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamajt.

Për arsye sigurie, Vladi është mbajtur në ambiente të veçuara të kësaj gjykate, jo në të njëjtën sallë me të pandehurin.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se ai i ka qëndruar dëshmisë së dhënë më herët, se ka parë biznesmenin Arben Frroku në vendin e vrasjes së Lamajt më 24 shkurt 2013.

Fjalët e tij kanë qenë: “I qëndroj dëshmisë së mëparshme. Arben Frrokun e pashë të largohej nga vendngjarja me një makinë BMW”.

Tv Klan