Doshi_2Deputeti Tom Doshi e ka pritur votimin e parlamentit në shtëpi. Pak minuta pas votimit, në shtëpinë e tij mbërriti Dritan Prifti.

Më pas, që të dy janë zhvendosur në një prej hoteleve më të njohur të kryeqytetit.

I pyetur nga gazetarët, Deputeti Doshi tha se e priste vendimin e parlamentit, por nuk i trembej arrestimit, pasi do të përballet në Gjykatë për të treguar të vërtetën.

Doshi tha se kërkesa e prokurorisë dhe vendimi i kuvendit janë një mesazh për të mos i denoncuar përfaqësuesit e institucioneve.

Tom Doshi – Deputet: “Unë jam shumë i qetë. Ky vendim është prit prej meje. E rëndësishme për mua është që e morën vesh të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtaret që kjo ngjarje nuk është sajesë, por e vërtetë. Ju e patë vetë se Prokuroria as kishte nis hetimet e as kishte asnjë akuzë që u ballafaqua dje me mua”.

Gazetari: Ai i trembeni arrestimit?

Tom Doshi – Deputet: “Nuk kam asnjë shqetësim, çdo gjë e pres. Prokuroria t’i paraqesë provat”.

Gazetari: Ju i keni ato prova?

Tom Doshi – Deputet: “I ka Prokuroria. U bë me vendim Gjykate”.

Gazetari: Çfarë kërkoni? Çfarë do të ndodhë?

Tom Doshi – Deputet:“Do të ballafaqohemi në Gjykatë”.

Doshi tha se kërkesa e Prokurorisë dhe vendimi i Kuvendit janë një mesazh për të mos i denoncuar përfaqësuesit e institucioneve.

Tom Doshi – Deputet:“Nuk arritën të më eliminojnë fizikisht. Është një kontribut që e bëra për shqiptarët që ta marrin vesh se deri ku ka shkuar krimi i organizuar, derisa një përfaqësues i policisë shkon dhe kërcënon dëshmitarin imagjinoni ku ka shku ky vend. Që sot, nuk ka më demokraci në këtë vend. Është një mesazh se çdo qytetar nëse denoncon një përfaqësues institucionesh, përfundimin e ka në burg. Për Kryeministrin Rama mesazhi është që ai sot ndodhet në një pozitë jo të mirë, pasi kam punuar 10 vjet më të, por për të është më e rëndësishme karrigia që ka sot sesa një Deputet”.

Tv Klan