babai i djalit te djegurRexh Mynzeraj e nisi udhëtimin drejt Anglisë pa miratimin e prindërve. Familja e tij jetonte në varfëri.

Në Hamallaj të Durrësit janë hapur dyert e zizë.

Rexh Mynzyraj u dogj në Francë brenda kampionit me të cilin po tentonte të hynte ilegalisht në Angli sëbashku me të fejuarën e kushëririt të tij, Erinda Kaçorri. Babai i tij, Mehmeti e mori lajmin nga mediat. Edhe pse nuk kanë ndonjë konfirmim zyrtar, ata janë të bindur për fatkeqësinë.

Për kthimin e trupave familjarët po përballen me vështirësi. Nuk kanë para dhe kërkojnë ndihmën e shtetit.

Ngjarja tragjike ku dy të rinj, Erinda Kaçorri dhe Rexh Mynzyraj u dogjën të gjallë brenda një kamioni që nga Franca tentonte të hynte ilegalisht Anglinë, ndodhi mbrëmjes së mërkurës.

Tv Klan