foto cover

Një modele 14 – vjeçare që dërgonte mesazhe me Tyga prapa shpinës së Kylie Jenner, akuzoi revistën “OK!”, pasi kjo e fundit kishte përdorur foton e saj në kopertinë pa i kërkuar leje.

Adoleshentja Molly O’Malia u shpreh se megjithëse revista nuk kishte përmendur emrin e saj, ata kishin publikuar foton duke i dëmtuar imazhin. Gjatë një konferencë për shtyp, avokatja e saj, Gloria Allred e kritikoi revistën  që e kishin shtyrë vajzën në një skandal seksual të supozuar.

Në datë 28 dhjetor, revista “OK!” shkruajti se Tyga po përndiqte një adoleshente që ishte në klasë të nëntë.

“Ai po mundohet të dalë me të dhe ajo po bën lajka. Ajo mendon që është emocionuese”, – shkruajti revista për 14 – vjeçaren.

Avokatja tha se adoleshetja do që, revista t’i kërkojë ndjesë dhe kjo gjë mos t’i ndodhë më asnjë vajze tjetër.

Daily News raporton se revista “OK!” deklaroi se qëndron e vendosur në raportimet e saj të sakta, në punën e vëshirë dhe gazetarinë me integritet  që bëjnë reporterët e saj./tvklan.al