Pas zyrtarizimit si Zv/trajner i Kombëtares Shqiptare, Marco Veronese, nëpërmjet një mesazhi publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit, ai ka shprehur kënaqësinë e marrjes së kësaj detyre.

“Jam realisht i nderuar që do të mbuloj edhe një detyrë të tillë, për të gjetur dhe për të bashkëpunuar me njeriun që mund të mësosh shumë prej tij. Do të jap maksimumin e impenjimit tim dhe do të vihem në dispozicion të plotë të trainerit dhe skuadrës”.

Veronese e konsideron si një eksperiencë interesante faktin që do të nisë detyrën e tij me ndeshjen kundër Italisë.

Tv Klan