barbara-pipoPrej disa ditësh në internet ka bërë jehonë të madhe lajmi se administratorja e Milanit, vajza e Silvio Berluskonit, ka nisur një romancë dashurie me trajnerin e Milanit, Pippo Inzaghi.

Ka qenë e përjavshmja “Visto” që ka shkruar se Pippo dhe Barbarba po shihen shumë kohët e fundit, duke mos përjashtuar mundësinë e një romance mes të dyve.

Duke qenë se lajmi po merrte përmasa të mëdha, Inzaghi dhe Barbara kanë udhëzuar avokatët e tyre të marrin masa ligjore ndaj të gjitha mediave që shkruajnë për një lidhje të supozuar midis tyre.

“Nuk ka asnjë marrëdhënie, lajmi është i shpikur” – shkruhej në deklaratën e përbashkët të Pippo Inzaghit dhe Barabara Berluskonit.

Barabara në të kaluarën ka qenë e lidhur me ish-sulmuesin e Milanit, Alexandre Pato.

tvklan.al