fluksi-durres

Mbi 6 mijë persona dhe 1 mijë e 600 automjete hynë këtë fundjavë në Portin e Durrësit me 7 tragete. Për shkak të fluksit të lartë të pasagjëreve, mjetet lundruese u nisën me katër orë vonesë nga Porti i Barit, duke u ankoruar rreth orës 11:00 në Portin Detar të Durrësit.

Pjesa më e madhe e udhëtarëve tregojnë se kanë ardhur në vendin tonë për të kaluar pushimet verore.

Për të përballuar fluksin e lartë në rritje, Policia e Kufirit po punon me kapacitet të plotë. Në dispozicion të pasagjerëve e automjeteve janë vendosur 40 sportele në të cilat kryhen procedurat e kontrollit të dokumentacioneve e bagazheve.

Përgjatë 48 orëve të fundit, në vendin tonë kanë hyrë nëpërmjet Portit të Durrësit, afro 13 mijë pasagerë e 5400 automjete.

Tv Klan