15 raste me fraktura dhe 45 vizita janë paraqitur në spitalin e Gjirokastrës si shkak i akullit në rrugë dhe vështirësisë së lëvizjes në këtë qytet . Mjeku i Urgjencës thotë se qytetarët e paraqitur në urgjencë kanë pasur fraktura të ndryshme si thyerje të legenit dhe fraktura në duar e këmbë.

Të ftohtin po e përjetojnë me vështirësi të sëmurët. Në Lezhë, kalimi i ambulacës bëhet me vëshitrësi në rrugën dytësore të spitalit.

Pacientët ankohen se nuk kanë ngrohje.

Rritja e temperaturave me 4 gradë celsius ka sjellë përmirësim të qarkullimit në të gjitha akset kombëtare të vendit. Rajoni i Shkodrës, më i prekuri nga moti i ftohtë, ka vetëm 4 rrugë ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Situata është normalizuar edhe për Dibrën dhe Kukësin. Trashësia e dëborës në këto zona është 30 cm, nga 1 metër që ishte dy ditë më parë. Në Kukës të gjitha rrugët kalohen pa zinxhirë, përfshirë dhe atë të Kombit.

Qarkullimi është normal edhe në autostradën Tiranë – Durrës. Ndërsa në rrugën Qafë Mollë – Bizë dhe në Dajt kalimi bëhet me zinxhirë.     

Edhe pse temperaturat janë rritur, në Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë, ka ende vështirësi në qarkullim. Ngricat kanë bërë që në pjesën më të madhe të rrugëve në këto zona të përdoren zinxhirët. Moti do të përmirësohet edhe gjatë ditës së shtunë, temperaturat do të ngrihen më shumë në zonat malore, por të dielën parashikohen sërish ngrica dhe reshje dëbore.

Tv Klan