Moti i ngrohtë dhe temperaturat e larta shënojnë fluks turistësh këtë fundjavë në Vlorë. Pushues nga qyteti bregdetar, por edhe nga qytete të tjera të vendit kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin e Jonit këtë të shtunë.

Ndërsa dikush zgjedh të bëjë shëtitje, apo dhe foto, të tjerë marrin rrezet e diellit, madje shijojnë edhe ujin e ftohtë.

Edhe pse sezoni turistik sapo ka filluar, Vlora mbetet një nga destinacionet kryesore për pushuesit.

Bregdeti i Shëngjinit këtë fundjavë ishte ndër më të frekuentuarit, jo vetëm nga pushues vendas, por edhe turistë të ardhur nga Kosova.

Për shumë prej tyre, Shëngjini do të jetë zgjedhja e parë për këtë verë, pasi ofron bukurinë qetësinë që u nevojitet.

Tv Klan