Rruga e Kombit ngjasoi të shtunën me një lumë të gjatë automjetesh. Fluksi i madh i turistëve nga Kosova krijoi këtë radhë kilometrike makinash përgjatë të gjithë rrugës nga pikat hyrëse kufitare e përgjatë gjithë gjatësisë së Rrugës së Kombit.

Policia kufitare thotë se e njëjta situatë në 24 orët e fundit në doganën e Morinës ku kanë kaluar afro 20 mijë automjete.

Policia rrugore që po monitoron situatën ka vendosur me qindra gjoba për “shoferët e paduruar” që janë konstatuar me shkelje.

Në orët e pasdites përsëritet i njëjti fluks por kësaj here në kahun e kundërt të rrugës, atë që i kthen pushuesit nga Kosova drejt shtëpive të tyre. TV KLAN