Çmimet e biletave nga Aeroporti i Rinasit mbeten të kripura dhe në rritje, nga viti në vit. Ky shqetësim ngrihet nga agjencitë e udhëtimit, të cilat përballen çdo ditë me ankesat e qytetarëve.

Një tjetër mangësi është gjendja e infrastrukturës rrugore në prag të sezonit turistik.

Problem, sipas operatorëve turistikë, është edhe vakumi ligjor për klasifikimin e saktë të hoteleve dhe agjencive turistike në Shqipëri.

Shqetësimet u ngritën gjatë një takimi me operatorë turistikë dhe gazetarë kroatë, që kanë ardhur në Shqipëri për të promovuar turizmin e vendit tonë.

Tv Klan