rekordiNjë prej zëvendëspresidentëve të gjigandit të kërkimit në internet, Google, ka thyer disa nga rekordet e vendosura nga Feliks Baungartner 2 vjet më parë.

57-vjeçari Alan Eustace, ka fluturuar me një ballonë me helium në lartësinë rreth 45 300 metra mbi nivelin e detit, duke thyer me gati 3 mijë metra rekordin e austriakut.

Mjeti fluturues u ngrit nga një pistë e abandonuar në Nju Meksiko të Shteve të Bashkuara. Eustace më pas në rënie të lirë ka thyer edhe rekordin e shpejtësisë, duke arritur maksimumin e 1321 kilometrave në orë. Distancë deri në tokë ai e përshkoi për 4 minuta e 27 sekonda.

Të gjitha rekordet e reja, që u vendosën më 24 tetor, u çertifikua nga Federata Ndërkombëtare e Sporteve të Ajrit.

Tv Klan