FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar tërheq vëmendjen e qeverisë shqiptare që të bëjë kujdes pasi tensionet politike dhe sociale në periudhën e zgjedhjeve lokale të qershorit mund të pengojnë reformat ekonomike.

Në nje dokument të publikar mbi rishikimin e 4- t të marrëveshjes me qeverinë shqiptare, ky institucion e vendos situatën politike të parën ndër rreziqet qe i kanosen ekomomisë së vendit tonë, të cilat mund të ndikojnë edhe në vijimin e programit mes qeverisë dhe FMN – së.

Qeverisë i kërkohet të mbroje buxhetin nga rreziku i rënies së të ardhurave. Me shqetësim në këtë drejtim shikohet në ecurinë e çmimit të naftës, pasi rënia e këtij çmimi mund të vazhdojë të tkurrë edhe më shumë investimet dhe prodhimin në këtë sektor.

Po ashtu kujdes kërkohet në zbatimin e të ardhurave nga sektori i energjisë elektrike të cilët kërkojnë reforma të qëndrueshme.

Gjithashtu rreziqet për ekonominë sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar shtohen edhe si pasojë e rrezikut që vjen nga vendet partnere, siç është rasti i Greqisë, e cila në rast se do të përkeqësohej do të rriste presionet negative në ekonominë shqiptare.

Në dokumentin e publikuar, FMN paralajmëroi edhe vendosjen e një takse të re në Shqipëri në vitin 2017 që ka të bëjë me tatimin mbi pasurinë. Fondi thotë se autoritet shqiptare do të kenë përfunduar kadastrën fiskale në shërbim të taksimit të ri gjatë viti që vjen dhe kështu taksa mbi pronat do të jetë gati për aplikim nga fundi i viti 2017.

Ky tatim mbi pasurinë është sugjeruar nga FMN me qëllim rritjeje të mëtejshme të të ardhurave.

Tv Klan