Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë dy këstet e fundit për Shqipërinë, duke mbyllur kështu marrëveshjen me një fond prej 377 milion eurosh. Tao Zhang, zëvendës drejtor Menaxhues i Fondit tha në Washington, se programi rezultoi i suksesshëm dhe ndihmoi  Shqipërinë t’i kthehet rritjes ekonomike.

Tao Zhang, Zëvendës drejtor menaxhues i FMN-së

 “

Zbatimi i politikave nën marrëveshjen me Fondin, ndihmuan Shqipërinë të korrigjojë balancat makroekonomike dhe të nxitë rritjen e ekonomisë duke ruajtur stabilitet përballë sfidave që vijnë nga jashtë. Autoritetet zbatuan reformat strukturore kyçe, duke treguar vullnet të fortë në zbatimin e programit

.”

FMN dha edhe këshillat e fundit për Shqipërinë.

Tao Zhang, Zëvendës drejtor menaxhues i FMN-së

Të vijojë strategjia e konsolidimit fiskal. Fokusi duhet të jetë në zgjerimin e bazës tatimore dhe përmirësimin e administratës tatimore në mbledhjen e taksave. Strategjia është ambicioze dhe kërkon një angazhim të palëkundur politik

.”

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që Shqipëria të heqë gradualisht dorë nga përdorimi i monedhës euro, të cilën e vlerëson me risqe fiskale. Po ashtu ajo këshillon uljen e borxhit dhe menaxhim më të mirë të investimeve publike.

Tv Klan