Programi intensiv i qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar përfundoi sot, në vizitën e fundit të këtij misioni në Ministrinë e Financave.

3 vite më parë qeveria shqiptare pranoi të ketë një marrëveshje monitorimi me fondin, në këmbim të një kredie më vlerë 330 milion euro.

Anita Tuladhar, shefja e misionit për Shqipërinë , e konsideroi si të suksesshëm bashkëpunimin me institucionet shqiptare. Ajo tha se FMN është e gatshme që të bëjë një tjetër marrëveshje me qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e këtij viti.

Anita Tuladhar, shefe e misionit të FMN-së në Shqipëri:

Programi ka qenë i suksesshëm por ka ende disa gjëra për të bërë. Fuqizimi i administratës tatimore, vendosja e taksës së pronës duke patur si bazë vlerën apo riksu që vjen nga borxhi që është ende i lartë. Ne jemi gati të bëjmë një marrëveshje të re nëse autoritetet që dalin pas zgjedhjeve kërkojnë një të tillë.

Kreu i Financave u shpreh i sigurt se në të ardhmen kabineti që del pas zgjedhjeve do të hyjë në një marrëveshje me fondin.

Shefja e misionit la si porosi në fund të programit kujdesin që duhet të kenë institucionet për shpenzimet buxhetore, borxhin publik si dhe risqet që vijnë nga koncesionet. Ahmetaj nga ana e tij, premtoi se ky do të jetë viti i parë në historinë e vendit që buxheti nuk do të përdoret për zgjedhje./ TV KLAN