FMN

Kriza greke dhe efektet që ajo mund të ketë në ekonominë shqiptare ishin në fokus edhe të konferencës për shtyp që Shefi i Misionit të FMN, Nadim Ilahi dha në Tiranë  në përmbyllje të rishikimit të pestë të marrëveshjes trevjeçare me Shqipërinë.

Sipas tij një falimentim apo dalje e Greqisë nga zona Euro nuk kërcënon direkt sistemin bankar në Shqipëri, por mund të ketë ndikim tek dërgesat e emigrantëve dhe eksportet.

Të njëjtin qendrim mbajtën edhe Ministri i Financave dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, të cilët sigurojnë se bankat me kapital grek në Shqipëri janë të sigurta.

Shefi i FMN- së, Guvernatoi i Bankës së Shqipërisë dhe Ministri i Financave hodhën poshtë edhe qëndrimin e bankës botërore, e cila në një raport të saj tha se sistemet bankare në disa vende të rajonit përfshirë dhe Shqipërinë janë të pambrojtur ndaj infektimit të krizes greke.

Qeveria shqiptare në bashkëpunim me FMN deklaruan se kanë ulur trajektoren për rritjen ekonomike të këtij viti në 2.7 %, nga 3% që ishte parashikuar. FMN deklaroi se programi ekonomik me Shqipërinë vazhdon të ketë progres. Ndërsa si problem i evidentuar ishte mosrealizimi i të ardhurave në periudhën janar – maj.

Tv Klan