Do të jenë bizneset ata që do të paguajnë pjesën më të madhe të tatimit mbi pasurinë, taksë që parlamenti pritet ta miratojë në shtator. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë një llogaritje të të gjitha hapësirave tregtare në Shqipëri dhe thotë se sot peshën më të madhe të tatimit të pronës e paguajnë qytetarët.

Në skemën aq ai ofron për taksën e re, propozon që barra më e madhe fiskale vjetore të dalë nga biznesi (grafik) në masën 0.32% të PBB-së dhe më pas të vijë nga qytetarët (0.13% e PBB-së) dhe tokat bujqësore (0.10% e PBB-së).  Respektivisht, ngarkesa fiskale për sipërmarrjet do të jetë 41 milion dollarë në vit, 16.8 milion për rezidentët dhe 11 për pronarët e tokave.

Nën ligjin aktual, barra e taksave mbi familjet nuk duket e tepruar, madje në raport me pagën minimale është e ulët

” thotë fondi.

Për këtë arsye ai rekomandon një model të ri taksimi i cili do të ketë si referencë pagën minimale në bazë të të ardhurave për frymë të qarkut, e cila do të ndahet për familjet në zonat urbane dhe ato në zonat rurale.

Për qarqe rurale si Berati dhe Dibra propozohet një taksë prej 0.05% e pagës minimale, ndërsa për kryeqytetin përqindja arrin 0.57% të kësaj page. (grafik) Pavarësisht kësaj, Fondi thotë se vëmendja më e madhe duhet të përqendrohet te shtëpitë e dyta dhe ato të pushimit, ku taksa do të jetë afro 60% më e lartë.

Tv Klan