Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se Shqipëria ka arritur të rikuperojë “sëmundjen” që kishte kapur ekonominë dhe financat publike. Në një analizë të programit 3-vjeçar që ka patur me Shqipërinë, FMN shprehet se ekonomia arriti të shërohet dhe të rivendoset kontrolli në organet që mbledhin taksat.

Përmes një tabele krahasuese, fondi jep edhe ndryshimet e treguesve kryesorë ekonomikë. Në vitin 2013-të rritja ekonomike ishte 1% dhe në fund të 2016-ës shkoi 3.4%.

Po kështu, mbledhja e taksave është rritur nga 22% e PBB në 24.3%, ndërsa theksohet se për herë të parë Shqipëria arriti të dalë me suficit primar në buxhet.

Por FMN bën thirrje që qeveria të përmbushë disa nga pikat e tjera që ka patur në marrëveshjen me të: reformën në taksën e pronës, mondernizimin e administratës tatimore, zgjidhjen e situatës së kredive me probleme dhe zbatimin e reformës në drejtësi./ TV KLAN