Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar të dhënat e fundit për rritjen ekonomike në botë. Për Shqipërinë, viti 2015 vlerësohet me ulje, krahasuar me pritshmeritë e para që kishte FMN.

FMN, RRITJA EKONOMIKE 2015

VLERESIMI TETOR 2015                                  2.7%

VLERESIMI PRILL   2016                                  2.6%

Nga 2.7 % që ishin parashikimet, ekonomia  shqiptare, sipas FMN, vitin që kaloi arriti 2.6%.

Në raportin fundit mbahet e njëjta pritshmëri edhe për këtë vit. Ekonomia do të rritet me 3.4% aq sa FMN ka vlerësuar në raportin e tetorit të vitit të kaluar.

FMN, RRITJA EKONOMIKE 2016

VLERESIMI TETOR 2015  3.4%

VLERESIMI PRILL   2016  3.4%

Ndërsa për vitet 2017 Fondi Monetar Ndërkombëtar pret një rritje ekonomike me 3.8%.

FMN, RRITJA EKONOMIKE  2017

VLERESIMI PRILL  2016           3.8%

Si vlerësohet rritja ekonomike e vendit tonë krahasuar me rajonin?

Për 2016-tën FMN e pozicionon Shqipërinë në vend të tretë.

FMN, RRITJA EKONOMIKE NE RAJON 2016    

Mali i zi                4.7%                                                     

Maqedonia        3.6%                                     

Shqipëria            3.4%                                                     

Kosova                 3.4%                                                                    

Bosnja                  3%                                                                         

Serbia                   1.8%

Për vitin 2015 vendi ynë renditet i parafundit.

FMN, RRITJA EKONOMIKE NE RAJON   2015

Mali i zi       4.1%

Maqedonia        3.7%

Kosova        3.3%

Bosnja         2.8%

Shqipëria    2.6%

Serbia          0.7%

Ditë më parë edhe Banka Botërore uli parashikimin për rritjen ekonomike të vitit të kaluar nga 2.7% në 2.6%. Edhe INSTAT në publikimin më të fundit thotë se rritja ekonomike për vitin që shkoi vlerësohet në afro 2,61 %, ndërsa objektivi zyrtar i qeverisë për vitin që kaloi, ishte për një rritje  2.7 %

Tv Klan