Një operacioni i përbashkët mes policisë së Dibrës dhe FNSH Tiranë ka çuar në arrestimin e 2 personave, si dhe sekuestrimin e 100 copë kapsollave shpërthyes e 30 gramëve kanabis.

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, në pikën e kontrollit të ngritur në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, njësia administrative Maqellarë, në rrugën nacionale-Shupenzë-Peshkopi, u godit një rast i mbajties pa leje i armëve shpërthyese dhe konkretisht:

Në një njoftim të sajin, policia sqaron se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin ‘Landrover’, që drejtohej nga Fatjon T, poshtë sediles së shoferit është gjetur e sekuestruar një kuti kartoni me ngjyrë të verdhë, brenda së cilës ndodheshin 100 copë kapsollë alumini shpërthyes.

38 vjeçari, lindur dhe banues në Dushaj të Bulqizës përfundoi në pranga.

Po gjatë ditës së sotme, gjatë kontrollit në një tjetër pikë të ngritur në vendin e quajtur “Kuben”, në aksin rrugor Peshkopi – Njësia Administrative Muhurr, policia ka ndaluar për kontroll automjetin “Land Rover”, me targa angleze N686SRW, me drejtues Kleo Kaleshin, 32 – vjeç, lindur dhe banues në Muhurr Peshkopi.

Në momentin e ndalimit nga policia për kontroll ai ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur poshtë rrugës një qese ku brenda saj kishte kanabis. Tentativa e tij dështoi dhe i riu u arrestua, ndërsa paraprakisht rezulton në qese kishte rreth 30 gramë drogë. /tvklan.al