fobie-strane_g4843Frika nga makinat, nga rrobat, nga flokët mbi jastëk etj.,janë disa prej frikërave më të çuditshme, por ama ekzistojnë. Ndodh që shumë njerëz kanë fobi nga një objekt i veçantë ose nga ndonjë kafshë, të cilët vuajnë pasoja të shumta në vetvete. Është vlerësuar se të paktën një person në dhjetë ka vuajtur të paktën një herë në jetë. Këto fobi janë më të shpeshta tek gratë dhe ndodhin më herët në moshë.

Për shembull këto janë disa prej yjeve që kanë fobi të çuditshme, si Cameron Diaz lan duart 100 herë në ditë dhe më pas i hap dyert me bërryla, për të mos patur kontakt të drejtëpërdrejtë. Nicole Kidman ende nuk ka arritur të kapërcejë frikën e saj për fluturat.

Fobi nga rrobat: Vuajtësit e kësaj fobie kërkojnë të jetojnë përgjithmonë pa rroba. Kujdes, kjo nuk do të thotë që ata duan të qendrojnë zhveshur, por të veshur me rroba të madhësive të mëdha ose shumë të mëdha. Shkaku i kësaj traume apo fobie absurde mund të vijë për shembull nga një dermatit alergjik për shkak të indeve të caktura.

Fobi nga automjetet:  Frika nga makinat dhe automjetet në përgjithësi shkakton sulme paniku dhe ankthi. Në këtë situatë çdo gjë lidhet me 4 gomat e makinës, të cilat krijojnë gjendje ankthi për një masë të caktuar personash.

Tricofobia – frikë nga humbja e flokëve: Frika e humbjes së flokëve është vuajtja apo tmerri që përjeton pacienti kur sheh flokët e tij/saj të rëna mbi jastëk apo në rroba.Të tillë individë nuk preferojnë në mënyrë absolute t’u prekësh flokët. Atyre u duket sikur në çdo vend shohin flokë gjë që i shqetëson shumë.

Scopophobia – frika e të shikuarit: Lidhet me ata persona të cilët kërkojnë të shmangin me patjeter vendet e mëdha që janë të mbushura me shumë njerëz, si për shembull qendrat tregtare.

tvklan.al