Mijëra foka kanë “pushtuar” një ishull në brigjet e Norfolk, në Britaninë e Madhe.

76-vjeçari Mike Page po fluturonte mbi det afër Great Yarmouth kur shikoi pamjen e pazakontë të mbi 4000 fokave që kishin pushtuar nga të gjitha anët ishullin e vogël dhe po qëndronin në diell.

“Vitin e kaluar kam parë ndoshta 600 copë këtu,” tha ai , duke shtuar se kurrë në jetën e tij profesionale 40-vjeçare nuk kishte shikuar kaq shumë foka të mbledhura në të njëjtin vend.

Mike fluturoi përsëri ditë më vonë dhe i shikoi sërish në të njëjtin vend fokat.

Mendohet se fokat kanë emigruar aty nga Blakeney, ku vlerësohet se jeton kolonia më e madhe e fokave në Britani.

Foka është gjitari mishngrënës më i madh që jeton afër Britanisë dhe kanë prirjen të mblidhen aty ku ka burime të mira peshku. /tvklan.al