Rreth 74 milionë Euro të dhëna nga Bashkimi Europian përmes Fondeve Ipard, shihen si një mundësi e artë për financimin e fermerëve apo bizneseve. Por rruga për të mbërritur në fazën e investimit nuk është e lehtë.

“Shumë i bukur për të qënë i vërtetë, fonde të mëdha por që nuk përthithen”

, thotë ministri i Bujqësisë Niko Peleshi.

Përveç rregullave që kërkon Bashkimi Europian për të bërë biznes-planin e një ferme apo të mbjelljes së një kulture, vështirësia kryesore është në gjetjen e financimit, pasi rregulli për këtë skemë është që paratë jepen pasi ka përfunduar investimi.

Qeveria shqiptare dhe BERZH kanë krijuar një fond garancie për sektorin e bujqësisë, ku shteti garanton bankat për riskun e huasë, dhe përqindja e interesit është e vogël.

Tv Klan