Fondue-bourFondue bourguignonne është një specialitet zvicerian që përgatitet me mish të pjekur  me vaj të nxehtë dhe shoqërohe me salca dhe garniturë të ndryshme.

Përbërësit për 8 persona:

1 kg mish miks (gjoks pule, mish viçi dhe derri)

400 g salçiçe dhe wurstel të vegjël

700 ml vaj luledielli

Përgatitja:

Presim mishin në copa të vogla rreth 3 cm secila .

Qërojmë salçiçet nga lëkura dhe i presim edhe ato në copa. Bashkojmë të gjithë mishin me njëri tjetrin dhe i shpërndajë nëpër dy-tre pjata.

Marrim fritezën ose një tigan të thellë të mbushur me vaj dhe e ngohim mirë.

Skuqim mishin pjesë pjesë dhe e shërbejmë menjëherë. Ndërkohë mbi tavolinë kujdesuni që të keni vendosur zarzavate/garniturë dhe salca të ndryshme për shoqërim.

e.k