Teksa tifozët mburren me cilësitë e tyre sportive ata vetë mburren me milionat që fitojnë, madje garojnë me njëri – tjetrin edhe në planin financiar. Revista Forbes ka publikuar listën e sportistëve më të pasur për vitin 2017.

Në vend të parë siç mund të imagjinohet është Cristiano Ronaldo. 93 milionë dollarë në vit nga të cilat 58 nga paga dhe shpërblimë dhe 35 milionë nga sponsorët. Vetëm kompanisë ‘Nike’ vitin e shkuar i solli afro 500 milionë dollarë të ardhura.

Lebron James është në vend të dytë me 86.2 milionë. Basketbollisti është i treti me i paguar në historinë e NBA me 31 milionë dollarë në vit. Fiton më shumë nga sponsorët, 55 milionë pasi në Shtetet e Bashkuara në një shoqëri të konsumit, shpenzohet më shumë.

Në vend të tretë është Lionel Messi. Ai ka siguruar në Dhjetorin e shkuar një kontratë të përjetëshme sponsorizimi me ‘Adidas’ nga e cila aktualisht përfiton rreth 13 milionë euro në vit.

Roger Federer përfiton më shume nga të gjithë në sponsorizim. 58 milionë dollarë, ndërsa pagën e ka 6 milionë.

Kevin Durant, 60.6 milionët e tij i ka ndarë në 26 milonë nga kontrata si basketbollist dhe 34 milionë nga sponsorët.

Andrew Luck është ndoshta më i paguari në futbollin amerikan. Me 47 milionë nga paga dhe 3 milionë dollarë nga sponsorët personalë.

Në po të njëjtin pozicion me 50 milionë në total golfisti Rory Mcllroy fiton 16 milionë nga paga dhe 34 milionë, më shumë se dyfishin nga sponsorët.

Stephen Curry me 47.3 milionë, James Harden 46.6 dhe Lewis Hamilton 46 milionë dollarë mbyllin listën e 10 sportistëve më të paguar në botë.

/TV KLAN