messi

UEFA publikoi formacionin e vitit, një përzgjedhje që bëhet nga vetë tifozët në faqen zyrtare të këtij organizmi.

Barcelona është skuadra me më shumë lojtarë, me 5 të tillë, e ndjekur nga Real Madrid me 3, Bayern Munchen me 2 dhe Juventus me 1.

Reshtimi i tij është 4-3-3.

Sulmi i ëndrrave të spotdashësve përbëhet nga Messi, Neymar dhe Ronaldo. Argjentinasi i Barcelona mori më tepër vota më shumë se 448 mijë.

Lionel Messi pret tani vetëm Topin e Artë, pasi fitoi gjithçka në 2015. Çmimi do të dorëzohet të hënën në ceremoninë që do të mbahet në Zyrih dhe në garë janë edhe Ronaldo e Neymar.

Formacioni i vitit i UEFA-s ka edhe qëllime bamirësie, pasi falë votimit janë mbledhur 100 mijë euro, që do të shkojnë për rehabilitimin e të lënduarve nga minat në Afganistan.

Tv Klan