UEFA publikoi formacionin më të mirë të vitit i votuar nga tifozët. Rreshtimi është 4-4-2 me sulmin e ëndrrave të përbërë nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Megjithatë nuk janë këta të dy që janë votuar më shumë. I preferuari i tifozëve është Sergio Ramos me më shumë se 588 mijë pëlqime.

Në listë mungon Neymar, i cili kaloi këtë verë nga Barcelona te PSG. Pesë futbollistë nga formacioni më i mirë luajnë me Real Madrid, më shumë se çdo ekip tjetër.

Në portë është Giggi Buffon. Nga Juventus është edhe Giorgio Chiellini. Dani Alves dhe Marcelo plotësojnë mbrojtjen. Në mesfushë janë Kevin De Bruyne, Toni Kroos, Luka Modric dhe Eden Hazard. Në këtë anketën online u dhanë më shumë se 8 milionë e 779 mijë vota.

Tv Klan