Austria bëhet vendi i parë në Bashkimin Europian që ka si pjesë të qeverisë ekstremin e djathtë.

Dy muaj nga zgjedhjet e përgjithshme, Partia Popullore e Sebastian Kurz formoi koalicionin qeverisës me Partinë e Lirisë, së Christian Strache. Në këtë mënyrë, fituesi i zgjedhjeve konservatori Sebastian Kurz do të bëhet kryeministri më i ri në Europë, vetëm 31 vjeç. Mediat austriake njoftojnë se pas bisedimeve me ndërmjetësimin e presidentit Aleksander Van der Bellen, Partia Popullore merr 3 Ministri kryesore, atë të Brendshme, të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Lideri i të djathtës ekstreme Strache do të jetë zv/Kancelar i Austrisë.

Dy partitë kanë qenë në drejtim të vendit edhe më parë, nga viti 2000 në vitin 2005.

Presidenti Van der Bellen dha dritën jeshile për formimin e kabinetit të ri, duke sqaruar se ka marrë sigurinë për angazhimin e qeverisë ndaj Bashkimit Europian dhe konventës europiane për të drejtat e njeriut.

Jo më kot kreu i shtetit ka pretenduar qartësi nga dy forcat politike. Kjo pasi fushata zgjedhore u dominua nga përballja e krizës së emigrantëve, me ektremistët e djathtë të zotuar t’i përzënë, ndërsa Sebastian Kurz premtoi ashpërsim të masave dhe mbyllje të rrugës së emigrantëve drejt veriut të Europës.

Tv Klan