Shqipëria është një model pozitiv i zhvillimit ekonomik. Ishte ky mesazhi që dha kryeministri Edi Rama në Forumin Pozitiv Global. Kreu i qeverisë citoi fjalët e të Nelson Mandelës, kur tha se gjithçka duket e pamundur, derisa realizohet.

Shqipëria nuk duhet të jetë më shëmbëlltyra e korrupsionit apo kriminalitetit, por e krijimtarisë dhe inovacionit. E pamundur? Atëherë le ta bëjmë atë. Unë e di që mundemi pasi ndryshimi po ndodh tashmë. Është e qartë edhe për ata që vijnë në Shqipëri, por kemi nevojë për më shumë ndihmë nga ju, që më në fund njerëzit të na shikojnë për atë që jemi, për atë që ne dimë se mund të jemi.

Rama theksoi se integrimi i Ballkanit që deri dje dukej i pamundur, sot është i prekshëm, madje është në të mirë edhe të vetë Bashkimit Europian.

“Cilido që njeh historinë e Ballkanit e di që ndryshimet tona kulturore dhe etnike kanë  sjellë sfida që dukeshin të pakapërcyshme. Por ja kemi dalë. Sot Serbia dhe Shqipëria kanë më shumë gjera të përbashkëta se sa ato që na ndajnë. Kjo dukej si e pamundur edhe kur unë u bërë kryeministër para pak vitesh, por ja që u arrit. Ajo që ne kemi të përbashkët  është besimi te vlerat e Bshkimit Europian dhe dëshira për të qenë pjesë e tij.

Duke e cilësuar Bashkimin Europian si programin politik dhe ekonomik më ambicioz që ka krijuar njerëzimi, Rama tha se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor beson te Europa dhe kërkon të jetë pjesë e saj, pasi siç tha ai, nëse ka një revoluacion pozitiv, është ai revolucion që duhet të lejojë çdo femijë të kontinentit, të jetë i barabartë në çatinë e Bashkimit Europian.

Më herët, Kryeministri ishte i pranishëm në premierën e filmit “Tranzicion-Art dhe Pushtet në Shqipëri”, shfaqur në qendrën Pompidou  në Paris.

Tv Klan