Një bebe e gjinisë mashkull ka lindur , thuajse pas dy muajsh pasi nëna e ri ishte deklaruar e vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin polak, Wroclaw.

Nënë e Wojtus, kështu është pagëzuar i vogli, vdiq prej një tumori në kokë në javën e 17-të të shtatzënisë, por fëmija i saj i pa lindur ishte ende gjallë.

Mjekët bënë të mundur që të mbanin funksionet e saj vitale, në mënyrë që t’i jepnin një shans djalit për të ardhur në jetë.

3364557A00000578-3551525-image-a-11_1461232799837

Wojtus lindi 55 ditë pasi nëna e tij vdiq, duke peshuar vetëm 990 gramë.

Gruaja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, kishte refuzuar që të bëntë një operacion shumë të rrezikshëm në kokë për heqjen e kancerit dhe kishte pranuar fakti që të jetonte me të për sa kohë do të mundej.

Ajo ndërroi jetë në javën e 17 të shtatzënësi, por mjekët e spitalin universitar të “Wroclaw” arritën të stabilizonin organet e saj jetike, më para se fetusi të vdiste.

Një nga mjekët e Andrzej Kubler ka treguar:

“Ne nuk kishim asnjë lloj eksperience për mbajtjen në një afat të gjatë kohorë, të organeve vitale të një pacienti me dëmtim të pakthyeshëm të trurit. Pacientja ishte lidhur me një respirator, ushqehej me tuba intravenozë, ku i jepnin dhe mjekime për të luftuar infeksione, apo për të rregulluar tensionin. Më në fund, në 7 janar të këtij vitin, pas 28 javësh shtatzëni, Wojtus lindi me prerje cezariane. E vendosëm menjëherë në mbikëqyrje të rreptë në inkubator.

Sipas mediave polake, i ati ka jetuar në spital, që prej humbje së jetës së gruas së tij.

Pas disa kohësh, foshnja trefishoi peshën e tij dhe tashmë ai ka lënë spitalin, së bashku me të atin./tvklan.al