Dy prindër u mahnitën kur foshnja e tyre, ende në barkun e nënës, nisi të lëvizte në momentin që dëgjonte tingullin e zërit të tyre.

Por një imazh i ekzaminuar me ultratinguj (ekografi) tregon momentin e pabesueshëm kur foshnja 14 javëshe përplas duar në barkun e nënës teksa kjo e fundit i këndon një këngë.

Siç shkruan britanikja Mirror, në eko shfaqet bebi që përplas duart teksa nëna e tij këndon “If You’re Happy and You Know it”.

E ngarkuar në YouTube nga Jen Cardinal më 26 Mars, kjo video 15 sekondëshe ka më shumë se 48 mijë klikime.

tvklan.al