Prindërit e një foshnje 18 ditëshe thonë se ajo vdiq 2 javë pasi ra në kontakt nga një infeksion herpesi, të marrë nëpërmjet puthjes.

Nicole dhe Shane Sifrit zgjodhën që ta bënin të ditur lajmin se vajza e tyre Mariana vdiq në krahët e babait të saj në një postim në Facebook.

“Princesha jonë Mariana Reese Sifrit u bë me krahë engjëlli në 8:41 të mëngjesit të sotëm, në krahët e babait dhe me nënën e saj pranë”

, shkruhej në postim.

“Ajo nuk vuan më dhe është me Zotin. Faleminderit të gjithë atyre që na mbështetën deri tani. Në 18 ditët e saj të jetës ajo pati një impakt të madh në botë. U prefsh në paqe engjëll”.

Çifti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte lidhur në martesë kur e bija ishte vetëm 6 ditëshe. Ishte pikërisht ky momenti kur vunë re se kishte diçka që nuk shkonte me të. Ata e dërguan me urgjencë në spital. Brenda pak orëve foshnja nuk merrte më frymë dhe të gjitha organet nisën të ndalonin në punuari.

Mariana ishte infektuar me meningjit HSV-1, që shkaktohet nga një virus herpes. Të dy prindërit rezultuan negativë, që do të thotë se ajo e kishte marrë virusin nga dikush tjetër.

Pavarësisht transfuzioneve të shumta të gjakut, veshkat e Marianës pushuan së punuari dhe mëlçia e saj nuk punonte siç duhej, duke shkaktuar gjakderdhje të brendshme.

Familja Sifrit e bëri publik rastin e vajzës së tyre për të paralajmëruar prindërit se sa i rrezikshëm mund të jetë herpesi tek të porsalindurit.

“Mbajini foshnjes tuaja të izoluar, mos lejoni askënd që t’i vizitojnë dhe nëse e bëjnë një gjë të tillë sigurohuni që kanë larë duar. Mos i lejoni të tjerët që t’ju puthin fëmijën

“, është apeli i tyre./tvklan.al