Një person është arrestuar në Tepelenë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në prangat e policisë ka rënë Ismail Guma 60 vjeç, nga fshati Luzat i Tepelenës. Policia kishte informacion se Guma kishte lëndë narkotike në banesë.

Pas një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e 60-vjeçarit, autoritetet arritën të bllokonin 10 kgkanabis sativa dhe bënë të mundur arrestimin në flagrancë të Gumës.

/tvklan.al