Heroike është konsideruar veprimi i një djali i cili mundi të shpëtonte një vajzë 4-vjeçare që u hodh nga kati i pestë i kullës në Londër. Vogëlushja u hodh nga fqinji i saj për ta shpëtuar nga flakët e zjarrit.

Brenda pak sekondash, djali mundi të kapte fëmijën e cila shpëtoi pa asnjë dëmtim. Një dëshmitar tha se djali e mbajti në kraharor vogëlushen, teksa qëndronin poshtë një peme duke u mbrojtur nga objektet që binin nga lartësia e kullës që po digjej. 4-vjeçarja kishte pësuar vetëm tronditje, por mjekët thonë se nuk ka asnjë dëmtim.

Fatkeqësisht, mendohet se mamaja e 4-vjeçares mund të jetë në mesin e viktimave që humbën jetën nga zjarri që përfshiu kullën 27-katëshe.

/tvklan.al