Një 41 – vjeçar u ekzekutua në Jemen pasi u dënua për përdhunimin dhe vrasjen e një 3 – vjeçareje.

Muhammad al-Maghrabi u ekzekutua me automatik, në kryeqytetin Sanaa, të hënën.

Fotografitë e postuara në mediat ndërkombëtare tregojnë momentin kur Maghrabi qëndron i shtrirë përtokë me duart e lidhura nga pas, përpara se një ushtar që qëndron mbi të hapë zjarr.

Ekzekutimi u krye në sytë e mijëra personave të mbledhur në sheshin kryesor të qytetit.

Muhammad al-Maghrabi u dërgua aty nga një furgon i burgut. Ky ekzekutim u transmetua në të gjithë vendin, ndërsa të pranishmit filmuan gjithçka me telefonat e tyre.

Në Jemen, burimi i gjithë legjislacionit është ligji i Sharias.

Sipas ligjit, vrasja dënohet me vdekje, ndonëse familja e viktimës ka fuqinë që ta zbusë dënimin.

Teksa prerja e kokës është e zakonshme, ligji i Sharias nuk e përcakton se si duhet ekzekutuar i dënuari me vdekje./tvklan.al