Një aksident i frikshëm ndodhi pasditen e së dielës në rrugën Trans-ballkanike në Vlorë ku u përshinë 4 automjete dhe për pasojë një person mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja u shënua rreth orës 17 e 10 kur një automjet tip “BMW” që lëvizte me shpejtësi të madhe doli nga rruga dhe përplasi 3 automjete të parkuara.

Drejtuesi i “BMW”-së u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Siç duket edhe nga pamjet të gjitha makinat kanë pësuar dëme të shumta. /Tv Klan