Foto/ Aksident i frikshëm në zonën e ish – Bllokut

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00, të mëngjesit të sotëm në zonën e ish – Bllokut. Dy automjete, që po udhëtonin në kahe të kundërta me shpejtësi tej normave të lejuara, janë përplasur me njëra – tjetrën. 

Për pasojë raportohet se një person ka mbetur i plagosur, ndërsa një prej makinave përfundoi në trotuar. Tvklan.al sjellë foto nga vendi ku ndodhi aksidenti.

Dëshmitarë deklaruan se 3 persona që po ecnin në trotuar fatmirësisht kanë shpëtuar pa u goditur nga automjeti BMW që doli nga rruga.

Policia po heton për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ku pritet përgjigja e ekspertizës auto teknike.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, paraprakisht dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur nga njëri prej shoferëve, të kenë qenë shkaqet determinuese të aksidentit./tvklan.al

Kategori
FotogaleriKallezoKronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Të Lidhura