Ka përfunduar hidhur mbrëmja romantike e aktores dhe prezantueses shqiptare Almeda Abazi me bashkëshortin Tolgahan Sayışman, një prej aktorëve më të famshëm në Turqi. Makina me të cilën po lëvizte çifti i njohur është aksidentuar nga një taksi në dalje të parkingut të një restoranti në Stamboll.

Sipas “Haberturk”, Abazi, e cila 4 ditë të javës i kalon në Shqipëri ku është angazhuar në prezantimin e një spektakli dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman, i cili sapo është kthyer nga turi i tij në Afrikë, kaluan një darkë romantike në një restorant në Kurucesme.

Në dalje të restorantit ata u përplasën nga një taksi. Fatmirësisht në aksident nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të vogla të materiale.

Pas shokut të përjetuar, Sayisman ndaloi në anë të rrugës dhe priti policinë. “

Faleminderit Zotit shpëtuam paq

”, tha aktori, i cili iu nënshtrua edhe një testi alkooli./tvklan.al