Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:30 të së enjtes në Torino të Italisë. Një i ri shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë, pasi makina me të cilën udhëtonte, një Ford Fusion doli nga rruga, ndërkohë që udhëtonte me shpejtësi të lartë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari i moshës 28-vjeçare identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur udhëtonte pa rrip sigurie, ndaj dhe në momentin e përplasjes ai ka përfunduar jashtë makinës duke përplasur kokën në asfalt.

Bashkë me të udhëtonte edhe bashkëshortja 31-vjeçare me origjinë rumune, e cila ka mbetur e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”409″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]Sa i përket shqiptarit, mediat shkruajnë se ai është në gjendje të rëndë. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekëve. Paraprakisht, autoritetet fqinje dyshojnë se shkak i këtij aksidenti të rëndë është bërë shpejtësia e madhe.

/tvklan.al