Kupën e “Dance With Me” këtë radhë e fiton çifti Arnita dhe Besi, të cilët sollën një performancë të shkëlqyer.

Edhe kjo e hënë ka përcjellë ritëm në ekranin e Televizionit Klan me spektaklin “Dance With Me”. Ashtu si edhe në netët paraardhëse nuk ka munguar humori, batutat dhe “thumbimet”.

Anëtari i jurisë, Robert Aliaj është shfaqur në emision me një lepur lodër, që krijon zhurmë dhe gjithashtu një maskë.

berti

 

Diçka të tillë ai e ka bërë për shkak të polemikave të kohëve të fundit dhe gjithashtu sepse sipas tij të gjithë veshin një maskë përmes të cilën fshehin veten.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në ekranin e Televizionit Klan, “Dance With Me” rikthehet sërish të hënën e ardhshme në orën 20:15/ tvklan.al