Një 53-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia në Perugia të Italisë. Renata Kette është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë pensionisten, Danielle Claudine Chatelain. Sipas prokurorit të Perugias, 72-vjeçarja italiane u rrah nga shqiptarja, e cila ishte shoqja e vajzës së saj (Danielle Claudine), dhe jetonin në një pallat ku ndodhi krimi.

vrasja 3

Nga hetimet e para rezulton se një një grindje e çastit ka degjeneruar nderi në krim. Ka qenë Renata Kette ajo që ka marrë në telefon urgjencën, ndërsa policia e gjeti me duart me gjak.

vrasja 2

Gjatë marrjes në pyetje të 53-vjecarja shqiptare nuk ka folur (ka ushtruar të drejtën e heshtjes). Prokurori i çështjes ka thënë se ende nuk ka një dinamikë se si ka ndodhur ngjarja.vrasja 4

Disa media italiane shkruajnë se shqiptarja kujdesej për pensionisten italiane, të tjera thonë se ato kishin miqësi. Vrasja ka ndodhur në shkallët e pallatit, ku u gjet trupi i Danielle Claudine.

/tvklan.al