Foto/ Atentat shqiptarit dhe shokut të tij grek në mes të Athinës



Një shqiptar dhe një grek kanë rënë pre e një atentati të armatosur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 në lagjen “Pangrati” në Athinë.

“Protothema” shkruan se dy personat udhëtonin me një makinë “Peugeot” të marrë me qira, kur disa persona ju afruan me motor dhe qëlluan me armë. Shqiptari 32-vjeçar dhe miku i tij 29 vjeç mbetën të plagosur nga ky atentat dhe u dërguan në spital.

Bëhet me dije se shqipari u qëllua me plumb në kofshë, kurse greku është dëmtuar në zonën e barkut. Mjekët thonë se ata nuk janë në rrezik për jetën. Dëshmitarët okularë në vendngjarje i thanë policisë greke se njëri nga autorët ishte me këmishë të kuqe, ndërsa pak metra më larg kishin parë se autorët dhe të plagosurit ishin konfliktuar më herët.

Dëshmitarë të tjerë shtuan se automjeti u sulmua nga të dy krahët. Kjo mbështet variantin e disa qytetarëve të tjerë që panë ngjarjen, të cilët folën për katër persona me dy motora dhe që hapën zjarri ndaj automjetit.

Shkaqet e ngjarjes deri tani janë të panjohura, sakaq policia greke vazhdon hetimet dhe do të marrë në pyetje dy të plagosurit. Identiteti i tyre nuk është bërë me dije. /tvklan.al

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*







Emisione