Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka parë nga afër situatën në Darzezë të Fierit, ku fshati është përmbytur nga vërshimet e lumenjve.

Kreu i demokratëve shoqërohej edhe nga kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Basha thotë se tani që reshjet janë minimizuar, është jetiket që të shpërndahen sa më parë ndihma për banorët e zonave të përmbytura.

“Në Darzezë, në Fier, futja në fshat ishte e pamundur. Fshati i përmbytur ishte i izoluar nga shkatërrimi i rrugës. Transporti i banorëve bëhej me varka. Përgëzova ushtarët që po punonin për rivendosjen e lidhjes mes zonës së permbytur dhe pjesës tjetër të Fierit. Kryebashkiaku Armando Subashi më njohu me masat e marra për shpëtimin e njerëzve. Tani që rreshjet treditore janë në minimum, është emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura”,

shkruan Lulzim Basha në Facebook.

/tvklan.al