Javën e kaluar në Televizionin Klan ka nisur transmetimin seriali më i ri, “Hakmarrja”, një superprodhim me aktorët e famshëm Beren Saat, Mert Firat dhe Nejat Isler.

“Hakmarrja, prodhim i Disneyt, është versioni turk i serialit fenomenal “Revenge”, i cili është transmetuar në televizionin amerikan ABC.

Në Turqi seriali është transmetuar në Kanal D, sipas të cilit aktorja Beren Saat ka marrë mësime dyluftimi për të përballuar sa më mirë rolin e vështirë.

Roli i vajzës së një babai që ra pre e komplotit do të kërkojë shumë angazhim nga ana e Saatit.

Ajo do t’u kërkojë llogari armiqve e vetme e herë pas here do të përballet edhe fizikisht me kundërshtarët.

“Pjesët e aksionit të Beren Saatit janë ndër pjesët që priten më me kureshtje nga teleshikuesit”, shkruan Kanal D, duke shtuar se nuk janë të shpeshta rastet kur femrat përfshihen në dyluftime në filma.

Tani mbetet të shikojmë se si do të shfaqen në ekran dyluftimet e aktores së famshme, dyluftime për të cilat ajo ka marrë mësime private nga ekspertë.

Saat njihet në Shqipëri edhe për rolin e Bihterit në serlian “Dashuri e Ndaluar”. /tvklan.al