Blerta Pepa ndërroi jetë pas operacionit në gju, ndërhyrje kjo e cila u bë pas dëmtimit që pësoi në orën e fiskulturës.

Vëllai i saj Landi nuk mund të rrijë pa kujtuar momente nga jeta e së motrës. Pak minuta më parë ai ka publikuar në rrjetin social Facebook një foto të saj, përpara se të futej në operacion, foto kjo e cila është e fundit për 16- vjeçaren

Foto e fundit qe te boni vllai ty ti ike duke qeshur zemra imee ti me premtove qe do vije prap … por ti nuk erdhe me na le vetem 😭😭😭 një dit do takohemi edhe do jemi shum te lumtur atje lart”,

shkruan Landi në rrjetin social Facebook.

 

/tvklan.al