Fotot e mëposhtme tregojnë botën e mundësve sumo në qytetin Nagoya të Japonisë.

11 mundës, të cilët quhen “rikishi”, të veshur vetëm me “pelena”, kalojnë më shumë se tre orë çdo mëngjes duke u praktikuar për sportin kombëtar të Japonisë.

Kushdo që rrëzohet i pari ose detyrohet të largohet nga unaza e rërës humbet.

Në këto fotografi, mundësit mund të shihen në bazën e përkohshme të tempullit budist, duke u trajnuar për turneun Grand Sumo të Nagoya, i cili filloi javën e kaluar.

Pas përfundimit të praktikës, në orën 10:30 “rikishit” takohen me tifozët, nënshkruajnë autografe dhe pozojnë për foto.

Mundësit konsumojnë ushqim të bollshëm, i cili arrin deri në 8000 kalori, si për shembull: këmbë derri, oriz në avull, sardele të pjekura në skarë dhe shumë të skuqura, si dhe “chanko nabe”.

Menjëherë pas ngrënies, mundësit sumo flejnë për disa orë, duke mbajtur maska oksigjeni sepse frymëmarrja e tyre vështirësohet nga ushqimi.

 

Mundja sumo është një sport japonez, por trajnimi i ashpër dhe tradita kanë larguar shumë të rinj, duke e lënë këtë sport të dominuar nga mundësit e huaj, kryesisht mongolë./tvklan.al