Foto/ Çfarë i bashkoi Behlulin, Bihterin, Ejshanin dhe Hyrremin?

Para disa ditësh në Stamboll është mbajtur eventi i çmimeve të ndara nga revista e famshme “GQ”.

Në skenën e Volkswagen Arena janë bërë së bashku disa nga aktorët më të famshëm të serialeve të transmetuara në Televizonin KLAN.

Prezentë e rrezatues ishin Kivanc Tatlitug (Behluli), që rrëmbeu çmimin “Mashkulli i vitit 2016” dhe kupën si aktori më i mirë në serialin “Cesur ve Guzel”, ku luan në krah të aktores së njohur Tuba Buyukusten.

Në ceremoni ishin të ftuar dhe shumë aktorë të tjerë emra të njohur të kinemasë si Beren Saat, (Bihteri) tek “Dashuri e ndaluar”, Cansu Dere (Ejshani tek Ezel), Meyrem Uzerli, (Hyrremi tek Sulejmani i madhërishëm).

Beren Saat dukej e mrekullueshme në fustanin ngjyrë smeraldi, një zgjedhje kjo shumë e guximshme dhe provokuese nga ana e aktores./tvklan.al

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Të Lidhura