Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë kriminale që merrej me trafikun ndërkombëtarë të emigratëve. Me kërkesë të Antimafias së Milanos, në prangat e policisë së Ventimiglia kanë përfunduar 18 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Në total, autoritetet kanë ekzekutuar 34 urdhër arreste, të shtrira në kohë.

Ky grup kriminal ishte i përbërë nga shqiptarë, afganë, egjiptianë dhe shtetas nga Burkina Faso. Të arrestuarit më të fundit janë dy kushërinjtë shqiptarë, Neri dhe Redon Shametaj, 21 dhe 22 – vjeç, të cilët pak ditë më parë, tentuan që në një furgon të transportonin 41 emigrantë afrikanë, të moshës 20 – 30 vjeç, në kushte çnjerëzore. Ata u gjetën në pjesën e pasme të furgonit, të ngjeshur njëri pas tjetrit dhe me dyer të mbyllura me dry.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, dyshja shqiptare rrezikon nga 5 deri në 15 vite heqje lirie.

Fillimisht mësohet se policia arrestoi 21 – vjeçarin Neri Shametaj, pasagjer, ndërsa të premten e shkuar u bë e mundur edhe kapja e Redon Shametaj, i cili kishte arritur të arratisej natën që autoritet gjetën furgonin e mbushur me refugjatë./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”128″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]